Mbahet mbledhja e 128-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës


Image

Prishtinë, 2 maj 2013

Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi, është mbajtur mbledhja e 128-të me radhë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në të cilën është miratuar Korniza Afatmesme e shpenzimeve për vitet 2014-2016, Propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Planit të Dokumenteve Strategjike për vitin 2013, Projekt-rregullorja për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, Projekt-rregulloren për mbështetje të përhershme financiare të sportistëve, të cilët kanë fituar medalje në lojërat olimpike, në kampionatet botërore dhe kampionatet evropiane, si dhe është miratuar propozim-vendimi për transferimin e shërbimit të zjarrfikjes dhe shpëtimit në njësi Profesionale nga Komunat në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve për vitet 2014-2016 është përgatitur nga Ministria e Financave, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Integrimit Evropian për të harmonizuar Deklaratën e Prioriteteve të Qeverisë dhe koordinimin e ndihmës së donatorëve. Në procesin e realizimit të prioriteteve të Qeverisë rëndësi e veçantë i kushtohet qëndrueshmërisë buxhetore dhe projeksioneve makro-fiskale për periudhën afatmesme.

Qeveria gjatë kësaj mbledhje poashtu ka miratuar Projekt-rregulloren për mbështetje të përhershme financiare të sportistëve të cilët kanë fituar medalje në lojërat olimpike, në kampionatet botërore dhe kampionatet evropiane. Rregullorja, përveç përcaktimit të kritereve për mbështetjen e përhershme financiare për ish sportistët dhe trajnerët – shtetas të Republikës së Kosovës që kanë fituar medalje  ndërkombëtare, do të ndikojë dukshëm edhe në motivimin e sportistëve tanë të merren me sport dhe që të kenë fokus pjesëmarrjen dhe fitoren në garat sportive ndërkombëtare. Fitorja në garat ndërkombëtar edhe marrja e medaljeve të fituara i atribuohen Republikës se Kosovës.

Poashtu, është miratuar edhe Projekt-rregullorja për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, me të cilën synohet që të ndikohet që sportit të Republikës së Kosovës t’i hapen dyert e pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare dhe të prezantojë aftësitë dhe nivelin e sportistëve tanë në botë.

Në mbledhjen e sotme, është miratuar poashtu propozim-vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Planit të Dokumenteve Strategjike për vitin 2013, ku në planin e dokumenteve strategjike për vitin 2013 të Qeverisë së Republikës së Kosovës përfshihen këto dokumente strategjike:

–    Projekt-strategjia për reformën rregullative 2014-2020 (ZKM)
–    Projekt-strategjia për të drejtat pronësore (ZKM) dhe
–    Projekt-strategjia për partneritetin publiko-privat (MF)

Me vendim të Qeverisë, janë transferuar shërbimet e zjarrfikjes dhe shpëtimit në njësi Profesionale nga Komunat në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke përfshirë edhe ndryshimet buxhetore.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors