Kryeministri Thaçi informoi kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për rrjedhën e dialogut në Bruksel dhe për marrëveshjen e përafruar

Prishtinë, 20 prill 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoj sot kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa të cilin e informoi për rrjedhën e dialogut në takimin e nëntë dhe të dhjetë në Bruksel dhe me marrëveshjen e përafruar nga dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Thaçi theksoi se me këtë marrëveshje është arritur që të ruhet në tërësi Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës dhe ato do të zbatohen në tërë territorin e Kosovës, me çka  mundësohet integrimi i asaj pjesë të vendit tonë, dhe janë hapur rrugë për normalizim të raporteve në mes dy shteteve dhe popujve, të Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari Mustafa i dha përkrahje parimore marrëveshjes dhe u pajtuan për mënyrën e procedimit të mëtejmë të marrëveshjes së përafruar. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors