Prishtinë, 18 prill 2013
Qeveria e Republikës së Kosovës falënderon Parlamentin Evropian për miratimin e rezolutës për Kosovën, rezolutë kjo e cila afirmon shtetin e Kosovës dhe vlerat evropiane për Kosovën.
Qeveria falënderon secilin anëtar të Parlamentit Evropian për mbështetjen dhënë Kosovës, përmes inicimit dhe miratimt të rezolutës.
Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson përkushtimin e saj, të të gjitha institucioneve shtetërore të Kosovës dhe të popullit të Kosovës, për plotësimin e të gjitha standardeve dhe kritereve për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
