Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri priti përfaqësuesin e EULEX-it, z. Thomas Muehlemann


Image

Prishtinë, 27 dhjetor 2012

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri priti sot përfaqësuesin e EULEX-it, z. Thomas Muehlemann, me të cilin bisedoi për përgatitjet rreth zbatimit të Marrëveshjes së IBM-it në dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Dheu i Bardhë, që do të nis më 31 dhjetor 2012.

Me këtë rast, zëvendëskryeministrja Tahiri njoftoi se Qeveria e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes së IBM-it të paraparë për 31 dhjetor, dhe si palë nikoqire për pikën kufitare në Bërnjak ka realizuar të gjitha obligimet që dalin nga Protokolli teknik. Zëvendëskryeministrja po ashtu kërkoi që edhe pala serbe ti kryej të gjitha obligimet zbatuese në pikën kufitare te Dheu i Bardhë ku është palë nikoqire, në mënyrë që të sigurohet funksionimi normal i modelit të IBM-it.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i mirë mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe EULEX-it për jetësimin e kësaj marrëveshjeje, që mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave si dhe rrit kontrollin dhe sigurinë në kufi në përputhje me standardet evropiane, por mbi të gjitha i kontribuon paqes dhe stabilitetit në mbarë rajonin. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors