Prishtinë, 15.11.2012
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, morri pjesë në shënimin e 120- vjetorit të themelimit të Shkollës Shqipe të Vashave më Prizren që u mbajt në Katedralen e Zojës Ndihmëtare. Në këtë manifestim ishin pjesëmarrës edhe presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z. Ramë Buja, kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Ipeshkvi i Ipeshkvise se Kosovës Imzot Dodë Gjergji si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve, spektrit fetar, ambasadave nga të gjitha trojet shqiptare.
Me një fjalë rasti zëvendëskryeministrja e Tahiri përshëndeti këtë manifestim në emër të Qeverisë së Kosovës si dhe uroi për dy përvjetorët e rëndësishme, 120 vjetorin e krijimit të shkollës shqipe të vashave në Prizren dhe 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se nuk është rastësi që pas formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878, në këtë qytet u themelua edhe Shkollave e Vashave, si jetësim i një ideje progresiste të vizionit të kombit shqiptar. “Në kohën kur globalisht flitet për fuqizimin e grave, shikoni sa larg kanë menduar liderët e mendimtarët tanë të kohës, se shkollimi i vashave fuqizon kombin”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se fuqia e një kombi matet me fuqinë e mendjes, prandaj edhe investimi në shkollim ka qenë dhe mbetet prioritet i yni strategjik e kombëtar.
“Shkolla e dija na dhanë fuqi”, ka thënë zonja Tahiri, për të shtuar më tutje se edhe armët ishin të nevojshme për të arritur lirinë e pavarësinë e Kosovës.
Në përfundim ajo tha se ashtu siç e kemi pas maksimën kombëtare se “feja e shqiptarit është shqiptaria” tash duhet ta kemi maksimën se “bashkimin kombëtar vjen nga dijenia”.
