Me ftesë të Kryeministrit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, Kryeministri Hashim Thaçi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kroaci


Image

Prishtinë, 5 nëntor 2012

Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kroaci.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, nesër dhe pasnesër, Kryeministri Thaçi do të ketë takime me Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, Kryeministrin Zoran Milanoviq dhe me Kryetarin e Parlamentit, Josip Leko.

Temë bosht e takimeve do të jetë bashkëpunimi ndërshtetëror mes Kosovës dhe Kroacisë, thellimi i këtij bashkëpunimi dhe mbështetja e Kroacisë për perspektivën evropiane të Kosovës. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors