Nju Jork, 25 shtator 2012
Në selinë e Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Giulio Terzi.
“Kosova ka përmbyllur një etapë të rëndësishme, atë të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë, dhe tani ka hapur kapitullin e ri, atë të integrimit evropian. Kosova është e përkushtuar t’i përmbushë të gjitha detyrat në mënyrë që relacioni mes Kosovës dhe BE-së të kalojë në një relacion konkret kontraktual përmes procesit të Stabilizim Asociimit”, tha kryeministri Thaçi në takim.
“Ne po ashtu jemi të gatshëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Mirëpo, Serbia duhet të kuptojë se marrëveshjet e arritura gjatë procesit të dialogut në Bruksel duhet të implementohen. Ky normalizim do të jetë gjithmonë në pajtueshmëri të plotë me pavarësinë, integritetin, dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Serbia duhet të çlirohet nga mentaliteti i së kaluarës dhe të kuptojë që Kosova dhe pavarësia e saj është fakt i pakthyeshëm“, tha kryeministri në takim.