Kryeministri Thaçi takoi zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, z. Jean Asselborn


Image

Nju Jork, 25 shtator 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi takoi sot zëvendëskryeministrin, njëherit ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut z. Jean Asselborn. Kryeministri Thaçi e njoftoi zëvendëskryeministrin e Luksemburgut me zhvillimet e fundit në Kosovë, procesin e njohjeve dhe atë të integrimit evropian.

“Kosova është e gatshme për të hapur kapitullin e ri, atë të integrimit në BE dhe në mekanizmat e tjerë relevant multilateral. Ne do të përmbushim çdo kriter dhe çdo detyrim që të arrijmë këtë “, tha kryeministri Thaçi.

Kryeministri e falënderoi zëvendëskryeministrin e Luksemburgut për mbështetjen dhe përkushtimin e shtetit të Luksemburgut ndaj Kosovës, posaçërisht në fushën e edukimit.

Ndërsa zëvendëskryeministrin Asselborn konfirmoi se ky angazhim dhe ky përkushtim do të fuqizohet në të ardhmen. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors