Kryeministri Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski dhe familjes Gligorov, me rastin e vdekjes së ish-presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov

Prishtinë, 2 janar 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe familjes Gligorov, me rastin e vdekjes së ish-presidentit të Maqedonisë, Kiro Gligorov.
 
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

I nderuari kryeministër Gruevski,
E nderuara familje Gligorov,

Me pikëllim morëm lajmin që ish-presidenti i Maqedonisë, Kiro Gligorov ndërroi jetë.

Vdekja e ish-presidentit Gligorov, personalitetit të rëndësishëm të fillimit të transicionit demokratik në Maqedoni, shënon një humbje për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors