Kryeministri Hashim Thaçi priti kryetarin e parlamentit kroat, Luka Bebiq


Image


Image


Image

Prishtinë, 23 nëntor 2011

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë,  Luka Bebic. Kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlmentari kroat Luka Bebiq kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve.

Kryeministri Hashim Thaçi ka ritheksuar miqësinë mes Kosovës dhe Kroacisë për shkak të kaluarës së përbashkët të luftës për liri dhe përcaktimit për vlerat euro-atlantike të dy vendeve. Populli i Kosovës dhe populli kroat kultivojnë ndjenja të respektit të ndërsjellë, ka vlerësuar kryeministri Thaçi dhe ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar ndërtimin e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve.

Edhe kryeparlamentari kroat Luka Bebiq ka shprehur gatishmërinë e shtetit kroat për vazhdimin marrëdhënieve në mes të dy vendeve dhe mbështetjen e Kroacisë për Kosovën në procesin e integrimeve evropiane.

Në takim është vlerësuar mbështetja e Republikës së Kroacisë me përvojën e saj në procesin e integrimeve evropiane është i mirëseardhur për Kosovën.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors