Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, në vizitë zyrtare në Greqi

Prishtinë, 2 qershor 2011

Zëvendëskryeministrja Tahiri do të zhvillojë një takim të veçantë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas. 

Po ashtu, do të takohet me përfaqësues të qeverisë të angazhuar për integrime evropiane, pastaj me personalitete të rëndësishme të jetës politike, akademike dhe të biznesit si dhe do të zhvillojë edhe një takim të veçant në institutin për studime evropiane “ELIAMEP”, institut ky i cili ishte angazhuar në vazhdimësi për zgjidhjen e drejtë të çështjes se Kosovës.

Qëllimi i kësaj vizite është thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, forcimi i perspektivës euro-atlantike të rajonit dhe rëndësia e dialogut teknik për paqen dhe stabilitetit e rajonit. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors