Prishtinë, 13 maj 2011
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, dhe grupi teknik për çështjen e të pagjeturve, kanë zhvilluar një takim me anëtaret e këshillit koordinues të asociacionit të familjarëve të të zhdukurve të Kosovës. Takimi është zhvilluar në frymën e përgatitjeve për takimin e radhës në procesin e bisedimeve teknike me Serbinë.
Në takim zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka theksuar se në fokus do të jetë çështja e përshpejtimit të ndriçimit të fatit të të zhdukurve me qellim të lehtësimit të dhimbjes së familjarëve të tyre. Zëvendëskryeministrja ka siguruar familjarët se nga Serbia do të kërkohen informacione me interes të zbardhjes së fatit të të zhdukurve.
Përfaqësuesit e asociacioneve të familjarëve të të zhdukurve kanë kërkuar që kjo çështje të shtyhet përpara, me qëllimi të zbardhjes së fatit të të gjithë atyre që janë zhdukur në Kosovë gjatë luftës.
