Kryeministri Thaçi: Autostrada është projekti më i madh në historinë e infrastrukturës se Republikës së Kosovës


Image


Image


Image

Prishtinë 27 prill 2011

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga konsorciumi Bektel – Enka në një vjetorin e fillimit të ndërtimit të autostradës Vërrmicë- Merdare.

Kryeministri Thaçi në një fjalë rasti ka vlerësuar lartë rëndësinë që ka kjo autostradë për ekonominë e Kosovës dhe integrimin e vendit.

“Ndërtimi i autostradës është vullnet i gjithë qytetarëve të Kosovës. Autostrada është projekti më i madh në historinë e infrastrukturës së Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Thaçi.

Më tutje z. Thaçi tha se autostrada që po ndërtohet në Kosovë është  ndër më modernet në rajon, dhe kjo ka ndodhë falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe konsorciumit Bektel – Enka.

Në vazhdim, Konsorciumi Bektel-Enka, përmes një dokumentari ka bërë prezantimin e punës njëvjeçare të autostradës Vërrmicë- Merdare. Drejtori i projektit të autostradës, Darren Mort me këtë rast ka thënë se gjithë pajtohen se ky është një projekt jashtëzakonisht i mirë, dhe ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për bashkëpunim në realizimin tij. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors