Mesazhi i Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Kurban Bajramit


Image

Prishtinë, 7 Dhjetor 2008
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava dhe besimtarët islamë, me rastin e Kurban Bajramit. Në mesazh thuhet:
 
 
I nderuari z. Tërrnava,
Të nderuar besimtarë,
 
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’Ju uroj festën e Kurban Bajramit.
 
Kjo festë na ngjall ndjenjën dhe idenë e përkushtimit dhe të sakrificës për të mirën e njerëzimit, nevojën shpirtërore të lartësimit moral dhe të kultivimit të vlerave të larta në shoqëri.
 
Kjo festë Kosovën e gjen të lirë, demokratike dhe në përpjekje për t’u zhvilluar në të gjitha drejtimet. Kosova është shtet i ri, paqësor dhe me vullnet të plotë për t’u bërë pjesë e botës së përparuar.
 
Festa e Kurban Bajramit le të jetë edhe një rast për t’u shpalosur më shumë, më gjerë dhe më thellë  ndjenjat e dashurisë, respektit, harmonisë dhe vullnetit të mirë të qytetarëve tanë.
 
Uroj që ditët e Kurban Bajramit në familjet tuaja të sjellin më shumë lumturi, paqe dhe mbarësi.
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors