Deklaratë për media


Image

Prishtinë, 30 dhjetor 2008
 
Qeveria e Republikës së Kosovës është duke e përcjellë me kujdes të shtuar situatën e krijuar në Mitrovicë pas incidenteve të sotme dhe dënon çdo akt provokues dhe akt të dhunshëm të ndodhur sot.
 
Incidentet e tilla nuk i shërbejnë të mirës së vendit dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga incidentet e tilla.
 
Qeveria është në koordinim të plotë me organet vendore të rendit dhe sigurisë, me KFOR-in dhe me EULEX-in, në mënyrë që gjendja e krijuara të tejkalohet dhe të ruhet qetësia dhe stabiliteti në tërë territorin e vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors