Kryeministri Thaçi: Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Plani i presidentit Ahtisaari – dokumentet e vetme që do të implementohen në Kosovë


Image

Prishtinë, 23 Dhjetor 2008
 
“Kushtetuta e vendit dhe Plani i presidentit Ahtisaari janë dokumentet e vetme që do të implementohen në Kosovë”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, një ditë pasi disa media raportuan se kreu i shtetit serb i ka dërguar një letër konfidenciale Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon për t’i rikujtuar rolin neutral që përmban plani 6 pikësh për Kosovën dhe që sipas Tadic, Kosova nuk po e zbaton aspak atë.
 
“Raporti i Ban Ki Moon që u diskutua në Këshillin e Sigurimit nuk ka karakter obligues”, ka thënë kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës. E rëndësishme në këtë proces është shtrirja e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës dhe që deri më tani nuk ka pasur asnjë incident gjatë vendosjes së këtij misioni, – ka theksuar z.Thaçi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors