Prishtinë, 30 maj 2009
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, të dielën, më 31 maj 2009, në orën 12:00, do të inagurojnë hapjen e tunelit të autostradës Durrës – Morinë, në Kalimash. Tuneli i gjatë 5.5 kilometra, shënon një vepër të madhe mbarëkombëtare, që do të afrojë edhe më shumë qyetarët e Republikës së Kosoës dhe ata të Republikës së Shqipërisë, si dhe do ngrisë në një shkallë më të lartë bashkëpunimin ekonomik të të dyjave vendeve dhe të rajonit në tërësi. Tuneli është pjesë e projektit të autostradës Durrës – Morinë – Merdarë.
