Prishtinë, 21 maj 2009
Është një ditë e veçantë për Kosovën dhe popullin e saj. Vizita e zëvendëspresidentit Bajden, e mikut tonë të vjetër, Kosovës, popullit të Kosovës, lirisë, pavarësisë dhe demokracisë dhe integrimeve në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Është një lajm historik për ne, është një konfirmim i mbështetjejes së fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për progresin e arritur në Kosovë.
Ne i dhamë përsëri zotimet tona për vazhdimin e qeverisjes të mirë, demokracisë efektive dhe efikase, të transparencës dhe të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të dukurive negative, ndërtimit të Kosovës demokratike, të Kosovës së mundësive, të një Kosove multietnike si atdhe e të gjithë qytetarëve të saj dhe me perspektive dhe vizion për tu integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian .
Zoti Zëvendëspresident Bajden, Kosova krenohet me ju!
Faleminderit.
