Deklarate e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me dëmtimin e veturave të EULEX-it


Image

Prishtinë, 25 gusht 2009

Qeveria e Republikës së Kosovës dënon  veprimet e dhunshme të cilat kishin për cak atakimin dhe shkatërrimin e logjistikës së Misionit të Bashkimit Evropian për Drejtësi dhe Sundim të Ligjit (EULEX).

Qeveria e Republikës së Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të përmbahen nga të gjitha veprimet e dhunshme të cilat në mënyrë serioze rrezikojnë të ardhmen e shtetit tonë demokratik. Pakënaqësitë eventuale, mund të shprehen vetëm nëpërmjet formave paqësore që i lejon Kushtetua dhe ligjet në fuqi, por kurrsesi përmes veprimeve të dhunshme.

Misioni i EULEX është i pranishëm në Kosovë me ftesën e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe si synimi kryesor i tij është t’i ndihmojë dhe mbështesë autoritetet kosovare në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht në fushën e policisë, gjyqësisë dhe doganave. Prandaj, çdo veprim i dhunshëm kundër pjesëtarëve dhe aseteve të këtij misioni është i papranueshëm dhe rrezikon integrimin e shtetit tonë demokratik në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors