Kryeministri Hashim Thaçi: Institucionet e Kosovës janë të vetmet që kanë autoritet ekzekutiv në Kosovë


Image

Prishtinë, 19.8.2009

Duke u përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me pohimet për një memorandum midis EULEX-i dhe Serbisë, Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, ka institucionet e saj demokratike të zgjedhur në mënyrë legale me përgjegjësi të plotë dhe vullnet të qytetarëve të Kosovës.

Në vazhdim po japim deklaratën e kryeministrit  Hashim Thaçi:

 

Vendimet e institucioneve të Kosovës kanë qenë dhe do të jenë edhe sot edhe në të ardhmen autonome. Për Kosovën vendosin institucionet e Republikës së Kosovës.  Ne do të respektojmë Kushtetutën, do të respektojmë institucionet e Kosovës. Ato janë të vetmet që kanë autoritet ekzekutiv në Kosovë.

 

Respektojmë edhe dokumentin Ahtisari të cilën jemi duke e implementuar. Do të vazhdojmë të ndërtojmë raporte të mira me të gjitha vendet fqinje, duke përfshirë edhe Serbinë. Këtë autoritet e kanë institucionet e Kosovës. Pra do të ndërtojmë raporte të mira me gjitha vendet e rajonit.
 

Institucionet e Kosovës janë të vetmet që kanë autoritet ekzekutiv në Kosovë në raportet  bilaterale.    

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors