Kryeministri Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë me thellimin e reformave të gjithëmbarshme në vend


Image


Image


Image

Prishtinë, 22 korrik 2009

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Walter Maria Stojan, si dhe shefin e Zyrës së Belgjikës, Wim Peeters.

Në takimet e përzemërta me ambasadorët, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar shtetin austriak dhe atë belg për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë të gjitha proceseve pozitive zhvillimore në Republikën e Kosovës dhe ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që ky bashkëpunim frytdhënës të thellohet edhe më.

Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast ka potencuar progresin e arritur në Kosovë në të gjitha sferat, si dhe sfidat në rrugën e pandalshme për jetësimin e vizionit të institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin e vendit në institucionet euroatlantike.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimet e saj për thellimin e reformave të gjithëmbarshme në vend, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit, qeverisjes së mirë, transparencës, sundimit të rendit dhe ligjit, luftimin e pakompromis të krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera negative, – është shprehur kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takimet e sotme me ambasadorin austriak dhe atë belg në Prishtinë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors