Kryeministri Thaçi: Ndihem krenar që kemi punuar konkretisht në terren për përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë


Image


Image


Image


Prishtinë, 23 qershor 2009

“Ajo që më bën edhe më tepër sot të ndihem mirë dhe krenar me funksionimin e kësaj Zyre, është se kemi punuar edhe konkretisht në terren për përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë dhe partneriteti me USAID-in, në mbështetje të Ambasadës Amerikane, ka qenë jetike në suksesin tonë të përbashkët”, tha kryeministri Thaçi.

Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit do të angazhohet që të ofrojë ambientet, pajisjet dhe mbështetjen me nëpunës për këshilltarët e Programit për  Nismën e Ndryshimeve Pozitive (IPCP), si dhe të ndërtojë kapacitete me personel mbështetës. Gjithashtu, kjo zyrë, ka për qëllim të kontribuojë me rreth 250,000 euro për projektet e përbashkëta për komunitete, brenda një periudhe dyvjeçare nga data e nënshkrimit të këtij memorandum.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtarë (USAID), do të ofrojë mbështetje teknike dhe shërbimeve të trajnimit, përmes Programit për  Nismën e Ndryshimeve Pozitive (IPCP), si dhe me kontributin me rreth 250,000 euro ndihmë financiare për projektet e përbashkëta për komunitete, gjatë periudhës kohore prej dy vitesh nga data e nënshkrimit të këtij memorandumi.

Angazhimet konkrete të Akademisë për Zhvillimin e Arsimit (AED)do të orientohen ne ofrimin e mbështetjes teknike dhe të shërbimeve me qëllim që t’i përmirësojë kapacitetet e përgjithshme të Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, posaçërisht kapacitetet e zyrtarit për informim publik dhe zyrtarit për ndihmë financiare/koordinim, që do të rekrutohen në ndërkohë në këtë zyrë.

Kryeministri Thaçi, në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi, gjithashtu theksoi se këto projekte konkrete edhe në fushën e arsimit, në procesin e kthimit, zhvillimit ekonomik, ndërtimit të çerdheve dhe objekteve me karakter social, do të vazhdojnë dhe hapi i sotëm është një hap shtesë në këtë drejtim.

Ndërkaq, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tina Kaidanow tha se Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të punojë së bashku me Qeverinë e Kosovës, ashtu si edhe nëpërmjet programeve tona, që të ndihmojë arritjen e qëllimit të qëndrueshmërisë së komuniteteve në Kosovë.  

Memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar nga Kryeministri Hashim Thaçi, Ambasadorja e SHBA-së, Tina Kaidanow, Serdjan Sentic, këshilltar i Kryeministrit – Zyra e Kryeministrit/ Zyra për Çështje të Komuniteteve, Patricia Rader – USAID dhe Mark Pommerville – IPCP.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors