Prishtinë, 15 qershor 2009
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se procesi i decentralizimit është në rrugë të mirë dhe pritet që brenda këtij viti të krijohen fillimisht dy komuna të reja, për të cilat është ndarë buxheti.
“Ne ftojmë komunitetin serb që të merr pjesë në zgjedhjet lokale dhe të ndihmojë në formimin e komunave të reja”, ka thënë z. Kuçi.
Z. Jonas Jonsson është shprehur i kënaqur me gjendjen e sigurisë gjatë vitit të fundit si dhe ka vlerësuar progresin që është bërë në Kosovë sidomos në procesin e fushës së decentralizimit.