Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi: Pas pavarësisë së vendit, Integrimi Evropian është prioritet numër një i Qeverisë së Republikës së Kosovës


Image

Prishtinë, 15 qershor 2009

Bashkëbiseduesit janë pajtuar për arritjet e vlerësuara nga takimi i 16 i Mekanizmit të Stabilizim Asociimit, mbajtur javën e kaluar në Prishtinë. Është shtruar gjatë takimit edhe bashkëpunimi rajonal – gjetja e një qasje pragmatike për të bërë të mundur përfaqësimi e Kosovës në takimet rajonale.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se pas pavarësisë së vendit Integrimi Evropian është prioritet numër një i Qeverisë. Zhvillimi ekonomik dhe agjenda evropiane shkojnë në të njëjtin drejtim ka thënë z. Kuçi.

Në takim është diskutuar edhe liberalizimi i vizave. Z. Kuçi ka shtruar nevojën e gjetjes së mundësive që edhe Kosova të hyj në procesin e liberalizimit të vizave dhe mos të mbetet e vetmja në Ballkan jashtë këtij procesi.

Tomas Szunyog, drejtor në Departamentin e Evropës Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Çekisë është shprehur i kënaqur me zhvillimet dhe progresin që është bërë në Kosovë  dhe ka premtuar gatishmërinë e vendit të tij për marrëveshje bilaterale të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors