Qeveria e Republikës së Kosovës aprovon rekomandimet e Komisionit Ndërministror për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës


Image


Image

Prishtinë, 12 qershor 2009

 

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar takimin e Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim Asocimit dhe debatin e zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me raportin për shpenzimet buxhetore.

 

Qeveria ka miratuar ndarjen e mjeteve për pagesën e tarifave për anëtarësim në Grupin e Bankës Botërore.

 

Kostoja fillestare e kësaj pagese është 2.143.676 (dy milionë e njëqind e dyzetetremijë e gjashtëqindeshtatëdhjetë e gjashtë)  dollarë, ndërsa kuotat tjera do të paguhen më vonë, pas aplikimit të suksesshëm të cilat do të trajtohen në kuadër të procesit të rishikimit gjashtëmujor të buxhetit.

 

Qeveria ka miratuar rekomandimet e Komitetit Drejtues Ndërministror për implementimin e Partneritetit Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me këtë rast theksoi se rekomandimi synon që aeroportin ta shpiejë prej kualifikimit si i pamjaftueshëm, në një aeroport të rangut botëror, me standarde ndërkombëtare.

 

Projekti përfshin ndërtimin e një terminali të ri, tri herë më të madh se ky ekzistues, me 25 mijë metra katrorë, si dhe zhvendosjen e pajisjeve të radarit.

 

Në mënyrë që të financohet ky program i investimeve të fuqishme, studimi rekomandon përfshirjen e sektorit privat përmes koncesioneve, – njoftoi kryeministri Thaçi.

 

Investimi nga ana e sektorit privat do të mundësojë që qytetarët e Kosovës të përfitojnë nga ky investim, pa e prekur buxhetin e Kosovës. Me marrjen e këtij vendimi qeveria do të punojë për së afërmi me këshilltarët dhe ekspertët ndërkombëtare për të përgatitur procesin konkurrues të prokurimit publik. Jemi të përkushtuar që ky projekt të vazhdojë me transparencë të plotë, konform praktikave ndërkombëtare, – siguroi kryeministri Hashim Thaçi.

 

Në vazhdim, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, njoftoi kabinetin qeveritar se Plani i investimeve parallogaritet të jetë 85.1 milionë euro, ndërsa benefiti i shtetit të Kosovës do të jetë mbi 400 milionë euro. Kjo i ofron Kosovës benefitin më të lartë ekonomik.

 

Ky është një lajm i mirë për Kosovën, sepse për herë të parë ne po përgatitemi për të hapur dyert e investimeve private ne Kosovë. Ne i rekomandojmë Qeverisë të miratojë këto rekomandime, – theksoi z. Limaj.

 

Në bazë të rekomandimit të komisionit përzgjedhës, Anëtarët e Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike: Armend Vërbovci – Inspektor i Operimeve – kryesues, Kreshnik Gashi – Inspektor të Inxhinierisë dhe Arben Gashi – Inspektor i Incizuesit të Fluturimeve, në mbledhjen e sotme kanë marrë besimin Qeverisë së Republikës së Kosovës.

 

Qeveria ka vendosur të mbështesë Institutin e Historisë për organizimin e simpoziumit shkencor me titull “Çlirimi i Kosovës”, me rastin e 10 (dhjetë) vjetorit të çlirimit të Kosovës.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që këtë aktivitet ta mbështes financiarisht me 13.691 (trembëdhjetëmijë e gjashtëqindenëntëdhjetenjë) euro.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors