Prishtinë, 12 qershor 2009
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim znj. Elisabeth Walass, sekretare e Shtetit të Norvegjisë dhe z. Nils Ragnar Kamswag, drejtor për Ballkanin Perëndimor në MPJ të Norvegjisë.
z. Hajredin Kuçi tha se bashkëpunimi i Republikës së Kosovës me Norvegjinë është në nivelin më të lartë të bashkëpunimit.
“Biseduam për angazhimet që po i bënë Kosova për fushat e ndryshme, qoftë në atë të transportit, energjisë dhe shumë fusha të tjera me rëndësi”, theksoi zëvendëskryeministri Kuçi, duke shtuar se Zyra norvegjeze në Prishtinë do të ngritët në nivel të ambasadës dhe po ashtu do të ngritët në nivel të ambasadorit.
Z. Hajredin Kuçi ka falënderuar Qeverinë e Norvegjisë për ndihmën pa kompromis që i ka dhënë Kosovës, në veçanti në fushën e arsimit.
Z. Hajredin Kuçi dhe znj. Elisabeth Walass janë pajtuar se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Norvegjisë janë shumë të mira dhe do të zhvillohen edhe më tutje.