Kryeministri Thaçi: Vizita në Francë shënon pikën kulminante të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe shtetit francez


Image

Prishtinë, 10 qershor 2009

 

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është kthyer sot në vend nga vizita zyrtare në Francë. Në një konferencë për gazetarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kryeministri Thaçi ka vlerësuar shumë të rëndësishme takimet me udhëheqësit më të lartë shtetëror të Francës.

 

Në vazhdim po e prezantojmë të plotë deklarimin e kryeministrit Thaçi.

 

Vizita në Francë me ftesën e presidentit Sarkozy, takimi i zhvilluar edhe me ministrin e jashtëm Kushner dhe takimet në ministritë tjera përkatëse shënon pikën kulminante të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe shtetit francez, të mbështetjes së fuqishme të presidentit Sarkozy, të Francës për shtetin e pavarur, sovran dhe demokratik, për progresin që kemi arritur në Kosovë, për të ardhmen tonë të sigurt evropiane dhe euroatlantike, për kontributin tonë të shkëlqyeshëm mund të them me raportet ndër fqinjësore për implementimin e standardeve demokratike për integrim në strukturat euroatlantike.

 

Edhe me këtë rast dua të theksoj se Franca do të vazhdoj të jetë prezente në Kosovë  në kuptimin ushtarak edhe civil, në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Por do të jetë edhe më e angazhuar në kuptimin e sjelljes së investitorëve në mënyrë që të kemi edhe investues francez në Kosovë.

 

Në Kosovë është krijuar një klimë shumë e mirë, shumë e sigurt, shumë e favorshme dhe atraktive për biznesin. Një shtet i ri me mundësi shumë të mëdha, prandaj dua të theksoj se presidenti Sarkozy e Franca do ta përkrahin në vazhdimësi shtetin e Kosovës, si një shtet që ka sjellë më tepër paqe, stabilitet dhe bashkëpunim rajonal dhe të ardhme evropiane për rajonin.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors