Zëvendëskryeministri Ramë Manaj takoi z. Masoto Iso, ministër në ambasadën japoneze në Vjenë


Image

Prishtinë, 14 tetor 2009

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramë Manaj priti sot një delegacion të Ministrisë së Jashtme dhe Agjencionit japonez për bashkëpunim ndërkombëtar, kryesuar nga Masoto Iso, ministër në ambasadën japoneze në Vjenë.
Z. Manaj fillimisht falënderoi  qeverinë e Japonisë, popullin japonez, për ndihmën  dhënë Kosovës, por edhe mirënjohjen e veçantë për njohjen e Republikës së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur.
 
Zëvendëskryeministri Ramë Manaj duke iu përgjigjur interesimeve të delegacionit japonezë I njohu ata me zhvillimet aktuale dhe përpjekjet e përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në krijimin e politikave të zhvillimit ekonomik. “Janë bërë përparime të dukshme në shumë fusha,falë edhe ndihmës dhe mbështetjes nga jashtë, por sfidat janë të shumta dhe bashkëpunimi dhe ndihma e Japonisë është e domosdoshme”, u shpreh z. Manaj.
 
Ministri Masoto Iso u shpreh I kënaqur me arritjet e Qeverisë,por edhe gatishmërinë e bashkëpunimit dhe të ndihmës së Qeverisë dhe Agjencionit japonez për bashkëpunim ndërkombëtar me Qeverinë e Republikës së Kosovës edhe në të ardhmen në fushat dhe projektet e e identifikuara nga të dy palët. Ai veç tjerash vlerësoj resurset humane,përkatësisht moshën e re të popullatës si faktor parësor për zhvillimi e një vendi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors