Prishtinë 8 tetor 2009
Qeveria gjithashtu ka miratuar vendimin për shlyerjen e detyrimeve të mbetura për zhvendosjen e kampit të romëve në veri të Mitrovicës dhe ka miratuar listën e mediumeve përfituese të granteve nga Fondi për Mbështetjen e Mediave Minoritare, Multietnike dhe Grupeve Tjera të Veçanta.
Duke u bazuar në Ligjin me Nr. 03/L-139, “Për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme”, organi shpronësues, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka miratuar vendimin për Shpronësimin e pjesës së Ngastrave Kadastrale të Pronave të Paluajtshme në segmentin Vërmicë-Prizren, në të cilat do të ndërtohet Autostrada Vermicë-Merdar. Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, ka mjete të mjaftueshme financiare për kompensim në emër të shpronësimit, të pjesëve të pronave të paluajtshme të cilat propozohen të shpronësohen, me qëllim të realizimit të Projektit për ndërtimin e segmentit Vermicë-Prizren të autostradës Vermicë-Merdar.
Në mbledhje është vendosur që Ministria e Ekonomisë dhe Financave të shlyej detyrimet e mbetura që nga vitit 2006, në vlerë prej 70.235 euro ndaj punë-kryesve të kontraktuar për mbylljen e kampit të romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve në Mitrovicë.
Qeveria ka miratuar listën së mediumeve përfituese të granteve nga Fondi për Mbështetjen e Mediave Minoritare, Multietnike dhe Grupeve Tjera të Veçanta, të cilën e ka rekomanduar Komisioni për Menaxhimin e Fondit. Në mbledhje është vendosur që listës së rekomanduar t’i shtohen edhe dy mediumet turke për të qenë përfituese të granteve nga ky fond.
Me propozimin Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Qeveria ka vendosur që në Strategjinë Legjislative për vitin 2009, të përfshihet edhe plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për vetëqeverisjen lokale.
