Prishtinë, 7 tetor 2009
Fjala e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e nderimit të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me titullin Qytetar Nderi i Prizrenit.
I nderuari dhe i dashuri kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Sali Berisha,
e nderuara zonja Berisha,
të nderuar ministra të Qeverisë së Shqipërisë, të Qeverië së Kosovës,
deputetë të nderuar,
I nderuari kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Ramadan Muja,
të nderuar asambleistë,
të nderuar qytetarë,
Sot jo vetëm Prizreni, por e gjithë Kosova është e nderuar me çmimin që ju kryetar i nderuar Muja, Kuvendi Komunal, qytetarët e Prizrenit, e ndatë për kontributet kombëtare, kontributet jetësore të kryeministri të Republikës së Shqipërisë, zotit Sali Berisha, çmimin “Qytetar Nderi i Prizrenit”, prandaj iu falënderoj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës në emër të qytetarëve të Kosovës.
I nderuar kryeministër Berisha,
Unë ju uroj për çmimin “Qytetar Nderi i Prizrenit” në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
I nderuari kryeministër Berisha,
Qyteti i Prizrenit është qytete i krenarisë sonë historike kombëtare, i avancimit të vlerave tona kombëtare, i punës së përbashkët që kemi arritur, është qytet i frymëzimit.
Sot qyteti i Prizrenit është qytet i tolerancës, ndëretnike, i mirëkuptimit, i harmonisë, i punës së përbashkët, qytet i ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në gjithë Kosovën.
Prizreni është shembull, prandaj ju falënderojmë në emër të shtetit të Kosovës edhe për kontributin tuaj të madhë që e keni afruar edhe Prizrenin, edhe Kosovën me Tiranën, me brengdetin shqiptar. Ju falenderojmë për rrugën.
Ne bashkërisht e fituam lirinë e Kosovës, bashkërisht e ndërtuam dhe e shpallëm dhe po fitojmë njohje për shtetin e Kosovës nga e gjithë bota. Po punojmë bashkërisht për të ndryshuar edhe Shqipërinë edhe Kosovën.
Ju falenderojmë për rrugën Durrës – Morinë dhe zotohemi se tani po numrojmë edhe ditët e fundit kur dhe nga Vërmica dhe Morina do të vazhdojmë për në Prizren e Prishtinë.
Prandaj, çdo ditë e më tepër që kalon do të jemi më afër njëri tjetrit, do të jemi më bashkë me njëri tjetrin dhe natyrisht se pres të rrisim angazhimet për unitetin kombëtar, ta forcojmë unitetin kombëtar dhe të integrohemi në strukturat euroatlantike, në Bashkimn Evropian, edhe Shqipëria edhe Kosova.
Ju faleminderit!
Fjala e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha në ceremoninë e nderimit me titullin Qytetar Nderi i Prizrenit
I dashur zoti Kryeministër i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,
I dashur kryetar i Komunës së Prizrenit Muja.
Të dashur ministra, ambasadorë, këshilltar të Komunës së Prizrenit,
Të nderur të pranishëm,
përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Prizren,
qytetarë dhe qytetare të Pizrenit,
Dua së pari tu shprehë mirënjohjen më të thellë për këtë nder të jashtëzakonshëm që më bëtë.
Zoti kryetar, qyteti juaj ka meritën e madhe në historinë e këtij kombi që pas Krujës të jetë kryeqyteti i dytë i kombit shqiptar.
Luftërat dhe përpjekjet e Skënderbeut për lirinë e shqiptarëve dhe vokacionin e tyre perëndimor u mendua se u shuan, por ato gjalluan, u shfaqën në Prizren me të gjithë madhështinë e tyre.
Pas shekujsh netë të gjata osmane, kombi shqiptar në një periudhë kritike të ekzistencës së tij shpalli Prizrenin kryeqendër të vetë, themeloi këtu qeverinë, e cila do të udhëhiqte shqiptarët për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.
E vërteta është zoti kryetar se këtu në Prizren u themelua Pavarësia e Shqipërisë, këtu në Prizren u themelua Pavarësia e Kosovës. Ideali i Prizrenit është ideali i përjetësisë së kombit shqiptar. Ideali i Prizrenit do të frymëzojë shqipëtarët në të gjitha kohërat.
Kam patur një vizitë të shkurtër, por më intensiven, më mbresëlënëse të jetës sime. Kudo në çdo fshat, në çdo qytet, në çdo vend, në këtë tokë ka vlera të mëdha. Kombi krijoi vlera shumë të mëdha.
Këtu në Prizren u themeluan edhe një hërë përpjekja e re shqiptare për bashkimin, për lirinë dhe pavarësinë.
Në Kosovë kryengritjet e mëdha të shqiptarëve sollën pavarsinë e Shqipërisë.
Luftërat vazhduan gjerë në vitin 1999, Kosova u çlirua, Kosova sot është e pavarur, shqiptarët janë të lirë, po ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Për të nisë të ardhmen e tyre ju deshtën atyre jo një njëqind vjet, por një mijë vjet luftëra dhe përpjekje, kjo është e vërteta.
Prizreni është i lashtë, sa vetë lashtësia e kombit, por ruajti në të gjitha kohërat identitetin kombëtar.
Por, këtu në Prizren, shqiptarët kanë edhe një tempull tjetër, këtu kanë edhe universitetin e lirive dhe të drejtave njerëzore.
Këtu së bashku me ju janë përfaqësuesit e komuniteteve, boshnjake, turke dhe komuniteteve tjera. Ju jeni modeli i harmonisë së bashkëjetesës me komunitetet. Ju keni këtu trashëgiminë më të shkëlqyer.
Këtu dhe në Gjirokastër, kombi ka dy shkolla të mëdha të lirive dhe të drejtave të pakicave dhe unë jamë shumë i gëzuar, jam shumë krenar, sepse ju në Kosovë edhe mbi vuajtjen dhimbjen sakrificën, po vendosni standardet më të gjëra të lirive dhe të drejtave të pakicave.
Kjo është detyrë më fisnike të shumicës, kjo është në nderin më të madh të saj, në detyrimin më madhor të demokracisë së saj dhe ndjek me shumë kënaqësi, dhe kam mbështetur plotësisht sikur ju të gjithë ato që burri i madhë i kombit finlandez, preisdenti Ahtisari shkruajti për pakicat. Ato nuk ekzistojnë gjetiu, por ekzistojnë këtu se na bëjnë nder më shumë se çdo gjë tjetër.
Zoti kryetar, kam shumë kënaqësira që jam këtu.
Vi në Pizrenin e pavarur, ëndërra e Ymer Pashë Prizrenit, ëndërra e gjithë shqipëtarëve sot është realitet.
Por, vi gjithashtu me gëzim të madh, sepse ju gjatë muajve të fundit prisni me qindra e qindra vizitorë çdo ditë nga Tirana, nga qytete tjera të vendit që vijnë drekojnë këtu, kalojnë fundjavën këtu dhe kjo falë rrugës së ndërtuar.
Çfarë dua të ju garantoj, ajo është hapi i parë madhor dhe më i rëndësishëm, por ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet zotëri kryetar që ai të mos jetë i fundit. Do bëjmë çdo gjë që të ndëtojmë hekurudhën, të vendsim lidhjen hekurudhore midisë Shqipërisë dhe Kosovës. Do të vendosim linja të reja të tensionit të lartë. Do të ndërtojmë dhe rrugë të tjera të reja.
Më kryeministrin Thaçi kemi firmosur dje një seri marrëvëshjesh, marrëvëshje të tjera do të firmosim që të gjtha do të synojnë një qëllim, të vendosim këtu standardet më të mira dhe të ligjësisë më të madhe për lëvizjen e qytetarëve shqiptarë, për lëvizjen e të gjithë qytetarëve, për lëvizjen e mallrave në mënyrë që të shpejtojmë maksimalisht, të kapim kohën që kemi humbur, të ecim sa më shpejtë së bashku.
Edhe një herë më lëjoni të shprehë mirënjohje të madhe ndaj jush për këtë nder që më bëtë dhe t’u garantoj që unë e marrë si një detyrim madhor që të bëj çdo përpjekje që ideali i Prizrenit të bëhet gjithnjë e më i prekshëm nga shqiptarët kudo që jetojnë.
Ndërsa, z.Ramadan Muja, kryetar i Komunës së Prizrenit, i cili kryeministrit shqiptar, Sali Berisha i dorëzoi çmimin, “Qytetar Nderi i Prizrenit”, ka thekuar se me nismën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kuvendi Komunal i Prizrenit ka vendosur që kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha të nderohet me këtë çmim.
Z.Muja ka theksuar se kryeministri Berisha është udhëheqës që nderohet pikërisht për kryeveprën, ndërtimin e autostradës Durrës -Morinë, që bëri realitet bashkimin e gjithë shqiptarëve.
“Të qenit bashkë si komb falë juve më nuk është ëndërr, sot më afër se kurrë janë Shqipëria dhe Kosova”, ka theksuar kryetari i Komunës së Prizrenit, Muja.
“Dhe ne si qytet i Prizrenit në këtë afërsi jemi nyja lidhëse e vendeve tona. Ju na sollët më afër se kurrë njëri tjetrit. Ju na bëtë bashkë, ju na bëtë një”, ka thënë Muja për Berishën, duke shtuar se është privilegj për ne që kjo vizitë e përmasave madhore të përmbyllet me çmimin “Qytetar Nderi i Prizrenit”.
Pas përmbylljes së ceremonisë solemne, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, bashkë me ministrat e dy qeverive, të shoqëruar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe asambleistë të Kuvendit Komunal të Prizrenit, kanë bërë një shëtitje të gjatë në qytetin e Prizrenit, ku janë mirëpritur nga mijëra qytetarë, që ishin mbledhur në qendër të qytetit.