Kryeministri Thaçi: Republika e Kosovës merr përgjegjësitë që burojnë nga Kushtetuta, duke respektuar normat dhe standardet më të larta demokratike


Image


Image

Prishtinë, 01 tetor 2009

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në konferencën për fushatën antitrafikim me qenie njerëzore, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

Fatmir Xhelili, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, dhe Koordinator Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore ka shpalosur agjendën e fushatës mujore për antitrafikim. Në konferencë merrnin pjesë organizata joqeveritare vendore si dhe organizatat ndërkombëtare USAID, IOM, UNDP e te  tjera.

Kryeministri  Hashim Thaçi në hapje të konferencës ka përkrahur dhe inkurajuar aktivitetet që do të organizohen me qëllim të parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore. Në vazhdim po japim fjalimin e plotë të kryeministrit Thaçi.

Të nderuar të pranishëm,

Sot po hapim muajin e fushatës për antitrafikim me qenie njerëzore . Fillimisht dua t[ ju përgëzojë për një punë të suksesshme gjatë periudhës së kaluar dhe përgjegjësitë e reja që do ti marrim për të ardhmen.

Strategjia dhe Plani për veprim kundër trafikimit me qenie njerëzore kanë qenë janë dhe do të mbesin një ndër dokumentet e para tani e tutje të miratuara nga ana e Qeverisë që bazohen në burimet tona njerëzore apo materiale.

Republika e Kosovës merr përgjegjësitë që burojnë nga Kushtetuta, duke respektuar normat dhe standardet më të larta demokratike. Si rezultat i kësaj Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e fundit në luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore ka ranguar Republikën e Kosovës në kategorinë e dytë, së bashku me shumë shtete anëtare të BE-së dhe të NATO-s.
 
Zonja dhe zotërinj, 

Edhe sinjalet e fundit për agjendën e qartë evropiane është udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave me shtete anëtare të BE-së janë si rezultat i punës së mirë që po bëhet këtu.
 
Strategjia dhe Plani për veprim kundër trafikimit me qenie njerëzore në Republikën e Kosovës janë model për rajonin se si duhet të veprohet nga shteti për parandalimin e luftimin e kësaj forme të skllavërisë moderne. 

Të nderuar të pranishëm,

Unë ju sigurojë se Qeveria e Republikës së Kosovës do t’ju përkrah vazhdimisht dhe në çdo formë.

Ne jemi të vetëdijshëm se puna e deritanishme duhet të vazhdohet me intensitet edhe me të madh dhe jam i bindur se këto masa ndërmerren për eliminim e kësaj dukurie nga shoqëria jonë, jo vetëm për hir të raporteve pozitive të mekanizmave relevantë ndërkombëtar, por për bindjen tonë më të thellë, se respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, që janë shkalla më e lartë e zhvillimit të një shoqërie dhe në kuadër të kësaj, edhe në shtetin tonë të ri e të suksesshëm, në Republikën e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors