Prishtinë, 1 tetor 2009
Në telegramin e urimit thuhet:
Të nderuar studentë, profesorë dhe pedagogë universitarë,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e fillimit të vitit akademik 2009/ 2010.
Ky vit akademik Kosovën e gjen më të zhvilluar në të gjitha sferat jetësore, më të njohur dhe pranuar në rrafshin diplomatik, si dhe pjesë të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare.
Investimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në segmentin e arsimit kanë qenë të dukshme dhe do të jenë prioritet edhe më tej.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e vetëdijshme se duhet bërë edhe më shumë në drejtim të ngritjes së kapaciteteve shkencore në Kosovë, në përmirësimin e kushteve për studentët, profesorët dhe personelin akademik kudo në Kosovë.
Jemi të bindur se puna juaj, si gjithmonë do të jetë këmbëngulëse, për t’u bërë pjesë konkurruese e botës, e vlerave globale, shkencore dhe akademike.
Urime dhe suksese!
Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
