Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon homologun e tij bullgar, Boyko Borissov, me rastin e vdekjes tragjike të qytetarëve bullgarë në Liqenin e Ohrit


Image

Prishtinë, 6 shtator 2009

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij, kryeministrit të Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov, me rastin e vdekjes tragjike të qytetarëve bullgarë në Liqenin e Ohrit

Në telegram thuhet:

I nderuari kryeministër Borissov,

Me dhembje të thellë pranuam lajmin tragjik për vdekjen e qytetarëve të Republikës suaj në Liqenin e Ohrit.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli i Kosovës bashkëndiejnë dhembjen me ju, qeverinë tuaj dhe me popullin bullgar.

Ne besojmë që do të gjeni kurajon dhe forcën që ta përballoni këtë dhembje të madhe.

Edhe një herë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors