Kryeministri Thaçi ka zhvilluar një takim me kabinetin qeveritar, në të cilin merrnin pjesë edhe ministrat e rinj, të sapoemëruar


Image


Image

Prishtinë, 1 prill 2010

Kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me kabinetin qeveritar, në të cilin merrnin pjesë edhe ministrat e rinj, të sapoemëruar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Duke shprehur mirëseardhje për ministrat e rinj në Qeverinë e Republikës së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi i ka përgëzuar ata për emërimin e tyre në pozitat ministrore dhe ju ka dëshiruar sukses në punën  e tyre nëpër dikasteret përkatëse qeveritare.

Kryeministri Thaçi ka shprehur edhe falënderimin e tij për angazhimet e ministrave paraprak, dhe ka shtuar se puna e tyre do të jetë një bazë e mirë për vazhdimin përkushtimeve dhe arritjen e progresit në fushat specifike të ministrave të rinj në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të angazhohet në afirmimin e qeverisjes së mirë, në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe në progresin e procesit të integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në takim.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors