Prishtinë, 13 korrik 2010
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës që i ka bërë kompanisë “Buçaj”, i është përgjigjur interesimit të medias lidhur me arrestimin e këshilltarit të ministrit të shëndetësisë, Ilir Tolajt.
“Dëshiroj të theksoj se përgjegjësia është individuale e secilit. Unë do të respektojë dhe do të punojë maksimalisht në moton zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar kudo dhe ndaj kushdo qoftë”, ka thënë kryeministri Thaçi.
“Imazhi i shtetit të Kosovës ndërtohet duke e luftuar korrupsionin. Prandaj po ndodhë lufta kundër korrupsionit, e cila nuk do të jetë e lehtë dhe nuk do të jetë e shkurtët. Do të jetë me vështirësi, e gjatë, por me sukses të plotë. Për këtë i garantoj gjithë qytetarët”, tha z.Thaçi.
“Objektivi im edhe në fjalimin drejtuar Kombit para një muaji është vendosmëria e plotë që të jemi në ballë të luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe ndaj gjitha dukurive negative. Në këtë drejtim nuk do të ketë asnjë kompromis”, ka theksuar kryeministri Thaçi.
