Prishtinë, 4 shkurt 2011
Ne tekstin e telegramit thuhet:
E nderuara familje Hysa,
Me pikëllim e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të regjisorit Fahri Hysa.
Vdekja e parakohshme e regjisorit Hysa është humbje e madhe për familjen tuaj për miqtë dhe komunitetin artistik të Kosovës.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emerin tim Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës