Zëvendëskryeminstri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi priti një grup studentësh ndërkombëtarë që meren me studimin e të drejtave të njeriut në Venedik


Image

 

Prishtinë, 21 janar 2011

Zëvendëskryeministri Kuçi bëri një prezantim të përgjithshëm të zhvillimeve në Kosovë, me theks të veçantë mbi objektivat dhe sfidat e institucioneve të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuçi para këtij grupi studentësh u sqaroi prioritet e qeverisë lidhur me integrimet euroatlantike, antarsimin në NATO, zhvillimin ekonomik, privatizimin, arsimimin dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore, etj.

Z. Kuçi falënderoi studentët për vizitën që i bënë vendit tone dhe njëherësh inkurajoi ata për një bashkpunim më të ngushtë në mes tyre dhe studentëve kosovarë.

Zëvendëskryeministri Kuçi u përgjigj në pyetjet e shumta të studentëve, të cilët shfaqën interesim për sferat e ndryshme lidhur me zhvillimin e gjithmbarshëm  në Kosovë.

Nga ana e tyre udhëheqësja e grupit të studentëve e falënderoi Zëvendëskryeministrin për pritjen e përzemërt dhe njëherësh shfaqi shpresën që edhe studentët Kosovarë në një të ardhme të afërt do ti bashkangjiten këtij grupi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors