Shumë i nderuari Imzot Dodë Gjergji,
Të nderuar besimtarë katolik,
Jam i privilegjuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’u uroj festën e madhe të krishterë, Krishtlindjet.
Kjo festë përçon mesazhin e lindjes së besimit, shpëtimit, humanizmit dhe mirësisë për të gjithë njerëzit në botë.
Qytetarët e Kosovës, të besimit katolik, këtë festë e kremtojnë me dinjitet dhe respekt të lartë në familjet e tyre, duke i dhënë shkëlqim dhe solemnitet respektit të vazhdueshëm për njëri tjetrin.
Uroj që Krishtlindjet në Kosovë, këtë vit dhe viteve të ardhshme, t’u sjellin edhe më shumë lumturi, begati, harmoni, paqe dhe përparim në të gjitha fushat.
Sukseset e shtetit të pavarur të Kosovës, janë të arritura të rëndësishme që gëzojnë dhe do ta madhështojnë këtë kremte në familjet tuaja.
Shfrytëzoj rastin që festën e Krishtlindjeve t’ua uroj edhe të gjithë besimtarëve katolik nga komuniteti ndërkombëtarë , që gjinden në Kosovë.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës