Kryeministri Kurti priti në takim drejtues të organizatës GERMIN

Prishtinë, 21 nëntor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim anëtarët e Bordit të organizatës joqeveritare GERMIN, Anila Hyka, Avni Mustafaj dhe Yll Zagragja, si dhe bashkëdrejtorët ekzekutivë të saj, Lirim Krasniqi dhe Sihana Bejtullahu.

Në takim u diskutua për rolin e rëndësishëm të mërgatës, për angazhimin e vazhdueshëm për shtimin e ndërveprimit me bashkatdhetarët dhe për mundësitë konkrete për përfshirjen sa më të gjerë të tyre në jetën publike, institucionale dhe shoqërore në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e mësimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe në mërgatë, krahas mbështetjes së nismave që synojnë përcjelljen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar te brezat e ri.

Vëmendje e posaçme iu kushtua edhe Programit OriginAL, edicionit të pestë të konferencës Diaspora Flet dhe nismës Shtëpia e Diasporës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors