Kryeministri Kurti priti në takim profesorin dhe ish-diplomatin e lartë të ShBA-ve, Daniel Serwer

Prishtinë, 19 nëntor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje pasdite priti në takim profesorin dhe ish-diplomatin e lartë të ShBA-ve, Daniel Serwer.

Njoftimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Përherë kënaqësi të takohem me profesorin dhe ish-diplomatin e lartë të ShBA-ve, Daniel Serwer. Çdo herë që vjen në Kosovë më nderon me vizitë në Zyrën e Kryeministrit, por gjithmonë e kemi sfidë kohën, që s’mjafton për të gjitha këshillat dhe mendimet e vlefshme të profesorit Serwer.

Dje u takuam për herë të parë pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në ShBA. Biseduam për këto ngjarje, si dhe për zhvillime të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.

Si çdo herë, profesorin Serwer e falënderova për kontributin e tij të vazhdueshëm për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors