Dublin, 12 nëntor 2026
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Kryeministri Kurti tha se marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, u paraprin lidhja e fortë e mërgatës sonë me popullin dhe shtetin zviceran.
“Jemi mirënjohës për kontributin e Zvicrës, me të cilën muajin e kaluar nisëm një kapitull të ri bashkëpunimi, me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë (EFTA), që përfshin edhe shërbimet përveçse mallrat”, tha kryeministri Kurti.
