Kryeministri Kurti flet në Dublin për luftën hibride, demokracinë dhe sundimin e ligjit

Dublin, 12 nëntor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi në tryezë të rrumbullakët të mbajtur pasditen e djeshme në Dublin, foli për sfidat e sigurisë evropiane, mbrojtjen e demokracisë dhe rëndësinë e paqes në kontekstin aktual gjeopolitik.

Gjatë diskutimit, Kryeministri Kurti theksoi se Evropa është në luftë, e cila manifestohet jo vetëm përmes agresionit rus në Ukrainë, por edhe përmes sulmeve kinetike, luftës hibride dhe kërcënimeve ndaj infrastrukturës kritike.

Kryeministri Kurti tha se lufta hibride nuk është zëvendësim i luftës konvencionale, por mund të jetë fazë përgatitore e saj, duke theksuar se paqja kërkon përpjekje të vazhdueshme, rindërtim dhe drejtësi.

Kryeministri Kurti tha se demokracia mbrohet përmes sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, dhe vuri në pah rëndësinë e mbrojtjes së kritikës shoqërore nga teoritë konspirative dhe rrezikun që populizmi paraqet për sistemet demokratike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors