Dublin, 12 nëntor 2026
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Irlandës, Helen McEntee.
Kryeministri Kurti e ka falënderuar ministren McEntee për ftesën dhe pritjen në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin.
“Biseduam për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, arsimor e kulturor, posaçërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit, nëpërmjet shtimit të ndërveprimit. Ndërsa shpreha mirënjohjen për ndihmën dhe kontributin e Irlandës për popullin dhe vendin tonë”, tha kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti tha se vendimi për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të ishte i drejtë e i merituar, dhe Republika jonë llogarit në presidencën irlandeze të Këshillit.







