Paris, 11 nëntor 2026
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë në Radio France Internationale (RFI).
Në këtë intervistë, kryeministri Kurti ka folur për Republikën e Kosovës si rrëfim suksesi i dyfishtë, në njërën anë, i ndërhyrjes dhe ndihmës humanitare të faktorëve ndërkombëtarë para 27 vjetësh kur u çliruam dhe, së dyti, për shkak se demokracia dhe zhvillimi janë duke ecur së bashku.
Kryeministri Kurti ndër të tjera tha se “në Ballkanin Perëndimor, jemi ose të parët ose të dytët sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sa i përket sundimit të ligjit dhe transparencës institucionale, ndërkaq kemi rritje të vazhdueshme ekonomike mbi 4% të Bruto Produktit Vendor”.
Po ashtu, gjatë intervistës, Kryeministri Kurti ka folur për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, sikurse edhe anëtarësimin në NATO, si dhe për marrëdhëniet me Serbinë.









