Kryeministri Kurti u prit në takim nga Presidenti i Senatit të Francës, Larcher

Paris, 9 nëntor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Paris nga Presidenti i Senatit të Francës, Gérard Larcher.

Kryeministri Kurti i ka shprehur mirënjohjen z. Larcher për rolin e Republikës së Francës për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për zhvillimin e Republikës sonë.

“Biseduam për stabilitetin e plotë institucional e politik pas zgjedhjes së presidentes, planet e Qeverisë në këtë mandat të ri, të përqendruara në infrastrukturën hekurudhore e atë sportive, ndërtimin e digave dhe industrinë e mbrojtjes, por edhe mundësitë konkrete të zgjerimit të bashkëpunimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe”, tha kryeministri Kurti.

Krahas angazhimit për reforma posaçërisht në drejtësi, arsim e administratë publike, kryeministri Kurti dhe z. Larcher folën edhe për përparimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se “Republika e Kosovës është tërësisht e linjëzuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, andaj statusi i vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim, përveçqë vendime të drejta, do të ishin shtysë për përparim të gjithmbarshëm”.

Kryeministri Kurti shtoi se roli mbështetës i Francës për avancimin e Republikës sonë në këtë proces është i rëndësishëm, sikurse në atë të anëtarësimit në NATO, që do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate të Ballkanit Perëndimor dhe mbarë Evropës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors