Kryeministri Kurti priti në takim Besiana Kadarenë 

Prishtinë, 6 nëntor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot pasdite priti në takim vajzën e shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, Besianën.

Besiana Kadare ka hapur sot ekspozitën “Kosova e Kadaresë”, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së babait të saj.

“Kjo ekspozitë dëshmon lidhjen e veçantë të Ismail Kadaresë me Kosovën, si dhe kontributin e tij letrar e angazhimin e tij intelektual ndër vite. Për herë të parë, trashëgimtarët e tij bëjnë publike dhe ekspozojnë arkivin personal të shkrimtarit”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti shtoi se në mesin e materialeve të ekspozuara janë letra të rralla drejtuar liderëve botërorë, objekte nga fondi personal i shkrimtarit, materiale nga fondet e Muzeut dhe të Bibliotekës, si dhe dorëshkrime, ndër to, dorëshkrimi i të vetmit ditar të Kadaresë, mbajtur prej tij gjatë luftës në Kosovë dhe botuar më pas me titull “Ra ky mort e u pamë” dhe iu dhurua Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Kryeministri Kurti tha se “Kosova e Kadaresë”, është edhe një mundësi për ta parë më afër dimensionin intelektual, letrar e historik të mjeshtrit të artit letrar, Kadaresë, përmes dokumenteve dhe gjurmëve që ka lënë pas, derisa bëri thirrje që të vizitohet ekspozita, për ta parë që Kadare ishte aq shumë edhe i Kosovës!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors