Mbledhja e dhjetë e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Prishtinë, 6 nëntor 2026

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka:

Miratuar Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë. Ky projektligj përcakton kompetencat, detyrat dhe funksionet e Zyrës së Rregullatorit për Energji në Republikën e Kosovës, statusin, organizimin e brendshëm dhe financimin e saj, monitorimin e funksionimit të tregjeve të energjisë, dhënien e lejeve dhe certifikimin në sektorin e energjisë, miratimin e tarifave dhe metodologjive tarifore, si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji dhe ligjeve të tjera përkatëse të Republikës së Kosovës.

Miratuar nismën për lidhjen  e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, duke vepruar së bashku si Administrator i Komisionit Evropian, për Projektin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Projektin e Ndërtimit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të zeza në Prishtinë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors