Prishtinë, 25 tetor 2026/Shën Stefan, 22 tetor 2026
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të Samitit të Procesit të Berlinit në Shën Stefan, më 22 tetor, u prit në takim nga kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Milojko Spajiq.
Kryeministri Kurti e falënderoi kryeministrin Spajiq për mikpritjen dhe për kryesimin e Procesit këtë vit, si dhe e përgëzoi për hapat e sigurt që vendi i tij po bën drejt BE-së.
“Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë dhe kanë të përbashkët hovin e progresit demokratik, siç tregojnë shpesh edhe vlerësimet ndërkombëtare. Mali i Zi është më pranë anëtarësimit në BE dhe jemi të interesuar të mësojmë nga përvoja e tij, teksa Kosova pret statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim”, tha kryeministri Kurti.
Në takim u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, sidomos për ndërlidhjen më të mirë përmes infrastrukturës tokësore.





