Kryeministri Kurti priti në takim një delegacion të FC Dardania Basel

Prishtinë, 24 tetor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim një delegacion të FC Dardania Basel, klub futbolli i themeluar në vitin 1993 nga mërgata në Zvicër. 

Njoftimi i plotë i Kryeministrit Kurti:

Prita sot në Zyrën e Kryeministrit një delegacion të FC Dardania Basel, klub ky i themeluar në vitin 1993 nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër. 

Rajoni i Baselit ka qenë për dekada një nga qendrat më të mëdha të migrimit të punës në Zvicër. Që në vitin 1999, shqiptarët në këtë rajon radhiteshin ndër komunitetet më të mëdha të huaja. Sot, në tërë Zvicrën jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë dhe zviceranë me prejardhje shqiptare, të cilët janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës kulturore dhe ekonomike të vendit. 

Kjo forcë shihet edhe në futboll, pasi që shumë futbollistë me prejardhje shqiptare kanë mbrojtur ngjyrat e Zvicrës e disa zgjodhën Shqipërinë. Ata e nisën rrugën në klube të vogla, në fusha lagjesh, me ëndrra të mëdha. Pikërisht këtu qëndron rëndësia e klubeve si FC Dardania Basel. Aty të rinjtë tanë mësojnë disiplinën, punën në ekip dhe besimin në vetvete, duke ruajtur njëkohësisht lidhjen me prejardhjen e tyre.

Sot pasdite, FC Dardania Basel zhvillon një ndeshje miqësore kundër KFV Lipjan. Një ndeshje mes skuadrës së mërgatës dhe asaj të vendlindjes, ku fiton para së gjithash lidhja jonë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors