Kryeministri Kurti pranoi letër urimi nga kryeministri i Maltës, Abela

Prishtinë, 13 tetor 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pranoi letër urimi nga kryeministri i Maltës, Robert Abela, me rastin e rizgjedhjes në krye të Qeverisë.

“Malta dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, dhe mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë teksa forcojmë edhe më shumë lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona. Dua të riafirmoj mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës dhe t’ju uroj sukses teksa vendi juaj vazhdon të përparojë në rrugën evropiane”, shkroi kryeministri Abela.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors